Ndotja e ajrit alarmante në Shkup: si ndikon në organizëm dhe si të mbrohemi nga ai?

Ndotja e ajrit, me të cilin po përballet Shkupi dhe qytetet tjera ditëve të fundit shkakton pasoja të mëdha në shëndetin e qytetarëve. Pasojat mund të jenë nga vështirësitë në procesin e frymëmarrjes e deri te paraqitja e kancerit, shkruan Portalb.mk.

Grimcat PM10 dhe PM2.5 depërtojnë në sistemin e organeve të frymëmarrjes së njeriut, sa herë që individi merr frymë. Sipas euro.who.int nëse organizmi i ekspozohet grimcave PM10, për afat të shkurtër kohor grimcat i shkaktojnë sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe të zemrës e veçanërisht nëse i ekspozohet për një kohë më të gjatë; PM 2.5 është grimcë edhe më e rrezikshme se sa PM10. Ekspozimi për kohë të gjatë ndaj PM 2.5 rrit rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri i mushkërive.

Të prekur: banorët e qyteteve të mëdha

Qytetet më të mëdha, siç është Shkupi banorët i kanë më të predispozuar ndaj ndotësve të ajrit, pasi që ndër ndotësit më problematik që ndikojnë në shëndetin e njeriut janë pluhuri i imët, dioksidi i azotit (NO2) dhe ozoni troposferik (O3). Këto lëndë janë të dëmshme edhe për bimët.

Burimi kryesor i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohshme në Evropë është pluhuri i imët, që ka një diametër prej 2,4 mikrometër dhe hyn përmes hundës në gjak dhe në mushkri. Ky lloj pluhuri shkaktohet prej motorëve me naftë dhe prej fërkimit të frenave, të gomave të makinave dhe të asfaltit. Po ashtu edhe prej termocentraleve me qymyr, sobave dhe prej qarkullimit të anijeve dhe të avionëve.

Automjetet përgjegjëse për dioksidin e azotit dhe ozonin në qytete

Shumë të larta janë edhe vlerat e dioksidit të azotit (NO2) dhe ozonit në qytete. Ato shkaktojnë dhimbje koke, marrje fryme, marrje mendsh dhe impotencë.

98 për qind e popullsisë urbane në vendet e BE-së ka qenë e ekspozuar në vitin 2013 ndaj përqendrimeve të ozonit “që janë mbi rekomandimet e OBSH-së” thuhet në raportit. Përveç kësaj edhe përqendrimi i dioksidit të azotit ishte mbi vlerat që rekomandon OBSH-ja dhe kërkesat e BE-së.

Shkupjanët i ikin ndotjes së ajrit, por predipozohen ndaj viruseve

Në Shkup, si mënyrë më urgjente e mbrojtjes nga ndotja e ajrit është transporti publik falas. Megjithatë, numri i autobusëve ngelet i njëjti, përskaj asaj se numri i udhëtarëve rritet.

Rritja e numri të udhëtarëve paraqet mundësinë e rritjes së virozave.

Mjekja Snezhana Pejkovska propozoi disa masa të mbrojtjes nga ajrit, por më kryesore sipas saj mbetet mosfrekuentimi i hapësirave me shumë njerëz.

  1. Ndiqeni niveli i ndotjes në vendbanimin tuaj dhe nëse është mbi nivelin mesatar, lëvizni jashtë vetëm nëse e keni të patjetërsueshme dhe mbani maskë me filter;
  2. Shmangni lëvizjet, vrapimit dhe ushtrimeve në periudhën kohore kur niveli i ndotjes së ajrit është i lartë. Duhet ditur se niveli më i lartë i ndotjes së ajrit është gjatë periudhës kohore prej 11-18 ora, dhe për këtë derisa ju planifikoni çfarëdo lloj aktiviteti, ta bëni atë herët në mëngjes ose shumë vonë;
  3. Shmangni aktivitetet fizike në afërsi të rrugëve ku komunikacioni është i rënduar;
  4. Formoni shprehi të shëndetshme. Mos shfrytëzoni automjete derisa punohet në afërsi të lokacionit. rekomandohet ecja në këmbë dhe ngasja e biçikletave.
  5. Nuk lejohet të digjen mbeturina sepse në përqindje të madhe shkakton ndotje të ajrit;
  6. Mos shfrytëzoni lëndë djegëse si naftë, vaj për veturë, qymyr dhe të ngjashme për ngrohje të shtëpive dhe
  7. Mos lejoni duhanpirje në hapësira në të cilat rini.

Përndryshe, ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i ndotur mbi të lejuarën. Koncentrime më të larta të grimcave PM10 sërish ka në Lisiçe 313 mikrogramë në një metër kub, te Rektorati janë matur 182, në Gazi Babë 159, në Qendër 110 edhe në Karposh 96 mikrogramë.

Ndërkohë, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, në konferencë për media dje kumtoi se ka vendosur transport publik falas për shkupjanët për shkak të ajrit të ndotur. Masa hyn në fuqi menjëherë dhe se vlen njëlloj për autobusët e NTP dhe për transportuesit privat. Vendosja e masës për transport falas të qytetit u kushton shkupjanëve nga shtatë milionë denarë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button