50.000 mysafirë për ditëlindje, falë Facebook-ut!

“Po, do t’vij në aheng” konfirmoi një mysafir prezencën e tij në ditëlindjen e Benjaminit 14 vjeçar nga qyteti i Klermonit në Francë. Por, që të jetë situata më alarmante, të njëjtën e kishin bërë edhe 50.000 shfrytëzues të Facebook-ut.

50.000 njerëz e konfirmuan prezencën e tyre në ditëlindjen e Benjaminit 14vjeçar pasi që ngjarja shpejtë u zgjerua në rrjetin social Facebook.

“ Do t’a mbylli derën. Nuk do të ketë asnjë aheng”, deklaroi babai i tij pasi që filloi zgjerimi i pafund i lajmit për ahengun . 
“Djali im nuk organizon asnjë aheng, dua këtë ta keni të qartë” tha ai.

Benjamini donte të organizojë një aheng të vogël privat me disa shokë të tij në shtëpinë e gjyshes së tij në fshatin Shamalie në afërsi të Klermon-Francë, por puna doli nga kontrolli kur njëri nga shokët e tij në Facebook organizoi “ngjarje të fshehtë” ku çdonjërit nga të ftuarit e mysafirëve i mundësoi të ftojnë edhe nga 60 mysafirë të tjerë nëpërmjet Facebook-ut të tyre.

“Ngjarja e fshehtë” ishte e gjitha, por vetëm e fshehtë jo. Përderisa Facebook ftesa për ditëlindjen e Benjaminit në 11 maj u zgjerua në mënyrë zinxhirore, të njëjtën e pranuan dhe paralajmëruan prezencën e tyre edhe 50.000 njerëz.

Babai i Benjaminit e anuloi ahengin dhe ngriti padi për prezantim të rrejshëm. Situata ishte pranuar seriozisht edhe nga ana e policisë.

Ata paralajmëruan që mendojnë për ta bllokuar rrugën ku jeton gjyshja e Benjaminit dhe në mbrëmjen kur duhej të mbahet ahengu, rreth shtëpisë së saj do të vendosen organe kujdestarie për mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button