Gostivar, rrihet dhe grabitet kamarierja shqiptare

Kamarierja e një kafeterie në Gostivar është rrahur dhe grabitur para shtëpisë së saj. 
Policia theksoi se shtetasja shqiptare M.R, 28 vjeç, e punësuar përkohësisht si kamariere në një lokal të Gostivarit, ka lajmëruar organet e rendit se rreth orës 03.20 minuta pasi që ishte ndarë nga një shok i saj është rrahur nga dy persona. 

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit. Viktima ka përshkruar se është sulmuar nga dy persona me shufra hekuri dhe se asaj i janë grabitur paratë dhe dokumentet personale. Policia është vënë në ndjekje të dhunuesve. /ina

Lajme të ngjashme

Back to top button