Cërvenkovski: LSDM-ja do të ngrejë interpelancë për punën e Stavrevskit

LSDM do të ngrejë interpelancë për punën e Ministrit të financave Zoran Stavreski, lajmëroi sot kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Rebalanci i buxhetit si dhe borxh marrja e shtetit me anë të kredisë në shumë prej 250 milionë euro, borxhi i buxhetit ndaj ekonomisë, si dhe aksioni “Detonator”, të gjitha këto ishin temë e bisedës në pres konferencën e sotme.

“Të mërkurën në Kuvendin e Maqedonisë do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit. Për herë të parë në historinë e vendit tonë kjo ndodh vetëm 4 muaj pas sjelljes së buxhetit. Vetëm 4 muaj ishin të mjaftueshme që të dëshmohet se të gjitha projektet ishin krejtësisht joreale. Ishin të kota të gjitha paralajmërimet e dhëna nga ana e opozitës, ekspertëve të pavarur, institucioneve ndërkombëtare për financa, e edhe nga Banka Popullore e Maqedonisë”, tha Cërvenkovski.

Ai shtoi se Qeveria, e posaçërisht Ministri i financave Stavrevski në emër të Ministrisë, i injoronte të gjitha këto paralajmërime, i nënvlerësonte ato dhe shumë shpesh edhe i shpallte  ato si të pakualifikuara dhe qëllimkëqija. 

“Pa marrë parasysh se a për shkak të padijes ose kokëfortësisë së tij, Ministri Stavreski projektoi një buxhet joreal, të parealizueshëm dhe të rrejshëm dhe kjo gjë shkaktoi pasoja të rënda në sferën e politikës makroekonomike të vendit”, tha Cërvenkovski./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button