Bie prodhimi industrial për 8,5 për qind në mars

Prodhimi industrial shënoi rënie prej 8,5 për qind në mars në nivel vjetor, pasi më parë ai ra për 8,8 për qind në shkurt, informoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas sektorëve, prodhimi industrial në xehetari dhe nxjerrja e gurit në mars të viti 2012, në krahasim me marsin 2011 shënon rënie prej 4,7 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese prej 6 për qind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 23,8 për qind.

Sipas grupeve industriale, prodhimi në mars të vitit 2012 në krahasim me marsin e vitit 2011 shënon rënie te energjia për 35 për qind, prodhimet kapitale për 13,6 për qind dhe prodhimet afatgjate për konsumimin e gjerë për 57,2 për qind, përderisa rritje ka te prodhimet e ndërmjetme te energjia për 8,4 për qind dhe te prodhimet afatshkurtër për konsumim të gjerë për 0,9 për qind. 

Në nivel të kuartalit prodhimi industrial në periudhë janar-mars të vitit 2012 në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar shënon rënie prej 8,4 për qind. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button