Osmani: Kemi shans historik por edhe obligim që t’i japim fund çështjes së emrit

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së sotme të punës në Republikën e Greqisë, realizoi takim me Ministrin për Punë të Jashtme të vendit, Nikos Kozijas, si dhe Zëvendës Ministrin për Punë të Jashtme i obliguar për çështje evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, Jorgos Katrugalos.

Në takime u hapën temat e bashkëpunimit të ndërsjellë, avancimit të komunikimit, si dhe rreth masave të tjera për ngritjen e besimit mes dy vendeve. “Kemi progres të dukshëm të komunikimit mes dy vendeve, gjë që shpie dukshëm kah rritja e besimit mes dy vendeve, por edhe në përgjithësi, rritja e besimit mes dy shoqërive”, thekoi Osmani, duke shtuar se përmes krijimit të një atmosfere dhe besimi të sinqertë, mund të tejkalohen çështjet e hapura.

“Si politikan, kemi për obligim që t’u krijojmë kushte për prosperitet qytetarëve tanë, progres dhe mirëqenie, e për këtë është e nevojshme që ta avancojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat”, theksoi Osmani. Ai shtoi se në periudhën në vazhdim, pret përforcim të masave për ndërtim të besimit në të gjitha fushat: ekonomi, kulturë, arsim, ekologji, bashkëpunim ndërkufitar, energjetikë, transport etj., me çka, krahas ndërtimi të mirëbesimit mes shoqërive, qytetarët do të mund t’i ndjejnë përfitimet nga ky bashkëpunim edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në takime, u hap edhe tema e statusit në të cilin gjendet çështja e emrit. “Viti 2018 paraqet mundësi historike për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të emrit të vendit tonë, dhe, si politikanë të cilët kemi marr besimin për t’u prirë qytetarëve tanë, kemi për obligim të tregojmë pjekuri dhe seriozitet dhe mos ta lëshojmë këtë shans.” – theksoi Osmani. Ai shtoi se në Maqedoni ekziston optimizëm i shprehur qartë për mbylljen e kësaj çështjeje dhe shprehi shpresë, se së bashku me sinjalet pozitive të cilat vijnë nga ana e Greqisë, kjo çështje do të tejkalohet.

Krahas marrëdhënieve të ndërsjella, në takime u hapën edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat evropiane, siç janë, mundësia e një krize të re migrantësh, çështja për mënyrën e funksionimit të Unionit dhe pasojat e BREXIT, zgjerimi i Unionit edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimorë etj.

Османи Атина

 

Османи и Катругалос

 

МНР грчко знаме

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button