Në festën e 1-majit qeveria flet për mobingun

Sot në hapësirat e LSM-së u mbajt pres-konferencë për përmirësimin e të drejtave dhe statusin e të punësuarve ku morën pjesë Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristoski dhe kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski. Ata lajmëruan se LSM do të zhvillojë një fushatë me moton “Ta mbrojmë dinjitetin njerëzor duke miratuar ligjin për mbrojtje nga mobingu”. Mobingu në punë paraqet ngacmin apo shqetësim në vendin e punës nga ana e shefave. 

“Me qëllim të kemi rezultate konkrete, do të fillojmë me këtë  fushatë. Në këtë mënyrë dhe ne përcaktojmë 1 majin, ditën e punës” tha Mitrevski nga LSM.

Nga ana tjetër,  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bërë analiza për gjendjen me këtë dukuri  në vendet fqinje dhe të njëjtat tregojnë se edhe atje si  në Maqedoni mobingu është prezent.

“Ne si qeveri dhe si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale kompetentë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve edhe më tej e ndjekim dukurinë dhe marrim përvoja të reja nga vendet tjera me qëllim që të ndalojmë këtë dukuri” tha ministri Ristoski.

Ai tha se nga pasojat e mobingut së pari rrezikohet shëndeti i punëtorit, viktimat ndjejnë frustrime, mossukses para konkurrencës, pafuqi dhe humbje të vetëbesimit.

“Këto rrethana e ulin produktivitetin dhe motivimin për punë e kjo sjell mungesa të shpeshta nga puna që ka ndikim direkt të të hyrave të punëtorit. Në shoqëri vjen deri te çrregullimi në sistemin e vlerave për shkak të pasigurisë, jo vetëm të punëtorit por edhe për personat që kërkojnë punësim. Mjetet financiare në vend se të shfrytëzohen për qëllime të tjera ato shfrytëzohen për mjekim, rehabilitim. Përveç problemet me shëndetin te viktimat paraqiten edhe probleme në familje, ndërsa në rast të ndalimit të marrëdhënies me punë, viktima është privuar nga burimet themelore të mjeteve për jetë” përfundoi Spiro Ristoski duke ua uruar të gjithë qytetarëve festën e 1 majit. 

Sipas Ligjit për marrëdhënie pune, shqetësimi në vendin e punës është ndaluar dhe paraqet diskriminim. 

“Shqetësimi psikik në vendin e punës  (mobingu), në kuptim të këtij ligji, është çdo sjellje negative nga individ ose grup që shpeshherë përsëritet (të paktën 6 muaj), ndërsa paraqet shkelje e dinjitetit, integritetit dhe reputacionit të personave të punësuar dhe krijon frikë ose shkakton sjellje armiqësore dhe degraduese, qëllimi i fundit i të cili mund të jetë ndalim të marrëdhënies me punën ose shkarkim të vendit të punës“ shkruhet në ligj. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button