Një polic shkel një vajzë të vogël

Një polic me veturë zyrtare shkeli një fëmijë në Manastir, informoi policia.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14 në Manastir në udhëkryqin e rrugës “Vasko Karangelevski” dhe rrugës “Partizanska”, kur T.M (45) i punësuar si polic në SPB Manastir goditi vajzën nëntë vjeçare me inicialet D.N nga Manastiri.

Në aksidentin këmbësori mori lëndime të rënda trupore në formë të frakturave, pas çka është transferuar dhe mbajtur për mjekim në Spitalin klinik.

Policia bëri hetim, me ç’rast mbi vozitisin është kryer alkotest dhe nuk është vërejtur prani të alkoolit në gjak. /portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button