Nicole sërish?! Aktorja harron dy fëmijët e saj të adoptuar

Aktorja e njohur, Nicole Kidman fitoi mbrëmjen e ndjeshe çmimin e aktores më të mirë në Golden Globess, pasi u vlerësua për rolin e saj në filmin “Big Little Lies”. Shumë  e lumtur për çmimin, ajo mbajti një fjalim emocionues, por me sa duket jo dhe shumë të pëlqyeshëm për publikun, shkruan Bordo.al. 

Ajo mori mikrofonin dhe tha: “E para? Faleminderit. Kjo do të thotë që vajzat e mia janë ende zgjuar, kështu që Sunny, Faith, ju dua. Këtë do e sjellë në shtëpi tek ju”. Do thoni ju çfarë ka në këto fjalë për të shkaktuar pakënaqësi? Epo ndoshta fakti se Nicole harroi që ka katër fëmijë dhe jo dy.

Isabella 25-vjeçe dhe Connor, 22 janë dy fëmijët e tjerë të saj, të cilët aktorja i ka adoptuar kur ishte e martuar me Tom Cruise. Se përse Nicole i harron dy fëmijët e tjerë të saj nuk e dimë, por dimë që kjo nuk është hera e parë dhe kjo gjë i ka ulur shumë pikë asaj në sytë e fansave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button