Merkel do të bojkotojë Kampionatin Evropian?

Kancelarja gjermane Angela Merkel është duke konsideruar seriozisht mundësinë e një bojkoti politik të Kampionatit Evropian në Ukrainë dhe Poloni, shkruan në edicionin online e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”.

Sipas revistës, kancelarja konservatore, e njohur si përkrahëse e futbollit të zjarrtë, nuk e përjashton mundësinë që mos të shkojë në ndeshjet e kombëtares së Gjermanisë, në qoftë se deri atëherë ndodhet në burg ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko.

Ish-kryeministrja e qeverisë së Ukrainës, e cila të premten e kaluar hyri në një grevë urie në shenjë proteste kundër trajtimit të dobët dhe dhunës fizike që ushtrohet mbi të, dënimin prej shtatë vjetëve me burg po e vuan në Kharkovit.

Pikërisht përfaqësuesja e Gjermanisë më 13 qershor në Kharkuv do të luajë kundër Holandës në grupin B, ndërkohë që me Portugalinë dhe Danimarkën do të takohen në Lviv. Kampionati Evropian, i cili do të zhvillohet nga 8 qershor deri më 1 korrik, do të organizohet këtë vit nga Polonia dhe Ukraina. Ndeshja finale do të mbahet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. /spiegel

Lajme të ngjashme

Back to top button