Presidenca daneze me BE-në të kërkojë fillimin e negociatave me Maqedoninë

I bëjmë thirrje presidencës daneze me Bashkimin Evropian që në agjendën e saj t’i përfshijë negociatat me Maqedoninë dhe të kërkojë përgjigje pozitive nga Këshilli në qershor të vitit 2012. Letër me kërkesë të tillë dorëzuan tre shtetet baltike Latvia, Lituania dhe Estonia.

Pikërisht përmbajtjea e këtij shkrimi ishte tema e takimit të sotëm në Parlamentin lituanez mes presidentit Ivanov dhe kryesuesit me Komisionin për çështje evropiane, i cili është nënshkruajtës i letrës nga ana lituaneze, Çeslovas Vautatutas Stenkeviçius.

Në letrën të trija vendet theksojnë se negociatat për aderim në Bashhkimin Evropian, nuk duhet kushtuzuar me zgjidhjen e kontestit me emrin. Kombet e Bashkuara janë vendi ku duhet të zhvillohen negociatat mes dy palëve të involvuara për emrin, theksojnë Lituania, latvia dhe Estonia.

Presidenti Ivanov, pas vizitës zyrtare në Latvi, prej sot është në Lituani. Prej të dyja vendeve Maqedonia mund të pres mbështetje të hapur në aspiratat evroatlantike. Turneu baltik i Ivanovit përfundon me takimin e nesërm me presidentin e Lituanisë./ portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button