Dy persona janë lënduar gjatë një zjarri në Kullën Tramp (Video)

Dy persona janë lënduar, prej të cilëve njëri më serioz në zjarrin që shpërtheu në Kullën Tramp. Zjarri është shuar për një orë, njoftuan mediat amerikane, transmeton MIA.

Në incident më lehtë është lënduar një zjarrfikës, ndërsa i lënduari i dytë është në rrezik për jetë. Ai është i punësuar një njërën prej kompanive, selia e së cilës gjendet në Kullën Tramp.

“Bëhet fjalë për një zjarr të vogël i shkaktuar nga një defekt në instalimin elektrik”, deklaroi djali i presidentit amerikan Donald Tramp, Erik.

Кула Трамп во Њујорк

Zjarr ka shpërthyer në njërin prej kateve të fundit në Kullën Tramp në Nju-Jork. Gjatë incidentit presidenti amerikan Donald Tramp ishte në Uashington.

Zjarrin e shuan 84 zjarrfikës, me 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa një pjesë e zjarrfikëseve ishin edhe në kulimin e kullës.

Edhe brigada zjarrfikëse në Nju-Jork paraprakisht kumtoi se “zjarri i vogël” në Kullën Tramp,  supozohet se është shkaktuar nga një defekt në instalim.

Selia e biznes perandorisë së presidentit amerikan Donald Tramp është rrokaqiell prej 58-të kateve në qendrën e Manhatanit, ku gjendet edhe shtëpia e familjes Tramp. Krahas banesave luksoze, në Kullën Tramp në Nju-Jork një numër i madh kompanish i kanë selitë e tyre.

Кула Трамп во Њујорк

Në kullën Tramp banesa apo kate të tëra kanë edhe yjet e njohura, si Brus Uilis, biznesmeni Huan Bekman Uidal, pronar i tekilës “Hose Kuevro”, por edhe princi saudit, Muatib bin Abdulaziz Al Saud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button