Deri në cilën moshë zhvillohet truri

Zhvillimi ynë vazhdon të jetë gjithnjë e më i gjatë, pasi tashmë mosha e cila cakton përfundimin e këtij procesi është 24 vjeç.

Sipas disa kërkimeve të publikuara në The Lancet, është pikërisht në këtë moshë kur truri përfundon zhvillimin e tij, dhe jo siç mund të mendonim deri më tani që mosha ishte ajo e 20 deri 21 vjeç.

“Zhvillimi i trurit nis nga pjesët e pasme për tu postuar drejt zonave anësore, atë të programimit të sjelljeve dhe të kuptimit të verimeve që kryhen”,- shpjegon Massimo Amanniti, psikoanalist dhe docent i Psikopatologjisë në Moshën e Zhvillimit në Sapienza të Romës – Itali.

Realiteti i ditëve të sotme ka ndikuar në kalimin e fazës që mund të quhesh si një person i rritur.

Truri i një individi që është i detyruar të marrë përgjegjësi që në adoleshencë ka një zhvillim më të shpejtë. Për fat të keq të rinjtë i marrin këto përgjegjësi shumë më vonë.

Në këtë mënyrë në bazë të kërkimeve dhe studimeve të kryera mund të thuhet me bindje se mosha e cila përcakton një person duke e konsideruar atë si të rritur është pikërisht 24 vjeç./ikub.al

Lajme të ngjashme

Back to top button