Kadri Veseli e pranon: Kosova nuk ka fuqi ta ndalë Specialen

Kryetari i PDK-së dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, përmes një kolumne të shkruar për Gjykatën Speciale ka pranuar se Kosova nuk ka fuqi për ta ndaluar atë edhe pse siç thotë është tejet e dëmshme.

“Më së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë!”, shkruan Veseli, transmeton Tesheshi.

Se Specialja është e pandalshme, Veseli thotë se u pa edhe me datën 22 dhjetor, kur ajo u tentua të shfuqizohet.

“Iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë, pra edhe reaksionin kundër! Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!. Një gjë na e ka mësuar jeta: kur fillon diçka, duhet të marrësh përgjegjësi e kjo nuk bëhet duke i ikur asaj”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button