Në Llojan ka mbi 1000 Afganë!

Banorët e Llojanës thonë që në dy vitet e fundit për çdo ditë vijnë nga pesëdhjetë emigrantë të rinj, ndërsa në fshat tash ka rreth 1000 të huaj, publikoi “Kumanovo News”.

Emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Kina lirshëm shëtisin nëpër fshatin Llojan.

Vendasit thonë që emigrantët janë njerëz të qetë, por frikohen që mund t’i infektojnë me ndonjë sëmundje ngjitëse. Ata kërkojnë nga policia që të bëj racion policor dhe t’i zbulon gjithë përnjëherë, por edhe të ndërmerren masa që mos t’iu lejohet hyrja prej Greqisë.

“Ata që vijnë prej Afganistani dhe Pakistani nuk bëjnë problem, por ne nuk jemi të sigurtë, mundet që të na infektojnë me ndonjë sëmundje të varur ngjitëse, ata janë njerëz të panjohur. Nuk jemi të kënaqur që vijnë këtu, fshati është i mbushur plot me ata, në çdo lagje shëtisin, nuk kanë vend për fjetje”, thonë banorët e Llojanës.

Edhe ekipi i televizionit Alsat-M dje intervistoi emigrantët, ata thanë se  me familjet e tyre kanë ardhur ditëve të fundit, ndërsa aktualisht thonë se janë duke qëndruar në qiell të hapur mbi fshatin Llojan.  
Banorët e Llojanit , tashmë një kohë të gjatë shprehin shqetësimin e tyre për prezencën e emigrantëve në fshatin e tyre. Thonë se kanë frikë t’i lëshojnë edhe fëmijët në rrugë. Siç mëson Alsat-M, disa emigrantë afgan kanë tentuar të dhunojnë një fëmijë të fshatit, por një gjë të tillë e kanë parandaluar fshatarët ndërsa emigrantët kanë ikur menjëherë. 

“Kanë qenë policia këtu, por sa kanë marrë nuk e di. Prapë ka, janë të vendosur nëpër shtëpi nëpër fshat. Fëmijëve u ka hy frika, jo që më pengojnë mua, nuk kanë se çka më bëjnë, por fëmijët kanë frikë shumë, vetëm mos ti lëshojmë fëmijët me dalë. Apeli jonë është që të marrin masa ti largojnë nga fshati ynë dhe nuk ka zgjidhje bre, me thënë se po punojnë hajde, por ato vetëm po rrinë”, kishte thënë një banor i fshatit Llojan./ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button