Dilema – Universitetet private apo ato shtetërore?

Kjo është një temë shumë e gjërë dhe që kap shumë hapësira të arsimit në vendin tonë dhe kudo. Temë mjaftë interesante dhe shpesh e ?uditshme , që prek shumicën e studentëve, e në disa raste dhe kuadrot universitare – profesorët . Secili prej nesh me fjalën universitet në fillim imagjinon një godinë të madhe ,të bukur dhe përplot me studentë , por ja qe jo ?do herë del ky parashikim , jo gjithmonë molla e bukur shumë e kuqe del e shijshme .  

Në vendin tonë shumica e studentëve detyrohen të studijojnë në universitete private , ngaqe ato shtetërore nuk i posedojnë disa nga drejtimet e mundshme që I gjejmë tek universitetet private.

Mirëpo ka raste ku shumica e studentëve nuk mund të studijojnë në universitete private për shkak të gjendjes financiare . Do të ishte shumë mirë që shteti jonë  të mundësojë kushte më të mira studimi ose me saktë , të hapen fakultete me drejtime më spicifike në gjithë vendin në menyrë që studentët të mund të zgjedhin atë që atyre ju pëlqen , nëse jo të paktën të ofrojë me tepër bursa studimi për studentët e gjeneratave të ardhshme .Mbase ky do jetë një investim I madh për qeverinë , por nuk do jetë I tille nëse marrim parasysh thënien “ Investimi në shkollim është investimi më I zgjuar dhe I dobishëm që mund të bëjë njeriu “ .

Në lidhje me këtë temë shpesh diskutohen edhe dobitë e këtyre dy sektorëve : privat dhe shtetëror .

Sipas statistikave botërore, universitetet më të forta dhe kualitative janë ato private dhe me pas vijnë ato shtetërore ,kurse në vendin tonë , më saktë në “kontinentin” tonë – Ballkanin shpesh diskutohet e kunderta, por sa është kjo e vërtete do ta tregojë vetë koha! Cdo universitet, qoftë privat ose shtetëror ka administratën e vetë universitare që organizon rrjedhën e studimeve të fakulteteve, organet universitare që ofrojnë komoditet, kushtet dhe metodat më praktike për studentët . 

Parë në një këndvështrim, qoftë universiteti shteteror apo ai privat sjanë  tjetër ve?se një udhëkryq me semaforë dhe policë ku studentët kalojnë , e dikush kalon sukseshëm , dikush pëson aksident ndërsa të tjerë marrin dënime ngaqë kalojnë në të kuqe! Që domethënë se gjithçka nvaret nga vetë studenti , I cili nuk duhet të mësoje ne kohën universitare ,por ai-ajo duhet të studiojë atë lëmi që ka për qëllim në jetë. Vërtet mjalti I mirë dhe I shijshëm nvaret prej lules, por punën më të madhe e bën bleta punëtore ! 

Dukagjin Sh. Borova
ESRA     

Lajme të ngjashme

Back to top button