Demiri konfirmon: Bilall Kasami ka hyrë në selinë e BESA-s në Shkup (VIDEO)

Lëvizja Besa mbajti konferencë për shtyp, Abdush Demiri nga partia konfirmoi se kanë hyrë në seli dhe se nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë konferencë për shtyp në lidhje me ndodhinë, raporton Portalb.mk.

“Pasi tentuam dy ditë me radhë që të hijmë në selinë e partisë e njëjta gjë na ishte e pamundësuar pasi brenda në seli ka pasur persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar. Menjëherë i kemi njoftuar edhe organet e rendit që të vijnë në vendngjarje pasi që edhe dy ditë përpara e kemi paraqitur rastin në fjalë në organet kompetente. Organet e rendit përfunduan procedurat e tyre dhe me siguri pas kësaj do pasojnë edhe paditë penale për të gjithë ata që janë të involvuar në uzurpimin e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup. Për detaje më të hollësishme reth situatës së krijuar nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë press konferencë”. tha Abdush Demiri.

Ndryshe, sot rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash, ne mesin e te cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami thuhet se kane hyrë me forcë duke thyer dyert e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup, megjithatë policia po merret me zbardhjen e rastit.

Bilall Kasami për TV21 ka thënë se ai nuk ka hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup.
Ai thotë se lajmet e tilla janë vetëm spina.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button