Emri i ndërlikuar i shkruar në gjuhën maqedonase, zgjidhje e mundshme sipas Greqisë

Emri i ndërlikuar me përcaktim në të cilin përmbahet termi Maqedoni, por të shkruar në gjuhën maqedonase pa përkthim në gjuhë tjera, në shtypin grek përmendet si zgjidhje e mundshme për problemin shumëvjeçar që e ka Greqia me emrin kushtetues të Maqedonisë.

Si propozim konkret dhe eventual në tekstet e djeshme të gazetarëve nga televizioni “Skaj” dhe “Antena”, nga gazetat “To Vima”, “Katimerini” dhe “Estia”, mbizotëron emri “Nova Makedonija” (Maqedonia e Re), pikërisht siç shqiptohet në gjuhën maqedonase, Parashikimet dhe analiza e tilla të gazetarëve grekë në pjesë të madhe bazohen në deklaratën e liderit të Grekëve të pavarur, pas këshillit të vogël ministror në pallatin e kryeministrit.

тв скај атина

Panos Kamenos, të enjten, siç transmetoi atëherë MIA, tha se qëndron në pozitat e tij, duke potencuar se “termi grek Maqedoni është pozitë e fuqishme kombëtare. Pikërisht mbiemri “grek”, para fjalës “term” është ajo që e bën dallimin në lidhje me deklaratat e deritanishme të partnerit të koalicionit në qeverinë greke. Kamenos në të kaluarën, më shpesh ka folur për mospranimet e përdorimit të “termit Maqedoni”.

“Nova Makedonija” (Maqedonia e Re) pa përkthim, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, tani më një periudhë të caktuar në qarqet gazetareske në Greqi është përmendur propozim i mundshëm përfundimtar i Nimicit, por pa ekzistuar një konfirmim ose argument që do t’i arsyetonte këto pohime. Tani, deklarata e Kamenos ishte e mjaftueshme që mediat e Greqisë të fillojnë me analiza dhe parashikime.

“Me siguri, për palën greke, dalja do të ishte përkthimi slloven i termit Maqedoni”, ka shkruar “Katimerini” pas përfundimit të takimit.

Për emrin Maqedonia e Re, por si emër me përkthim në gjuhë të tjera, i pari publikoi televizioni grek “Star” gjatë muajit të kaluar, pikërisht në ditën kur duhej të mbahej takimi i parë i Nimicit me përfaqësuesit e dy vendeve, por u shty për ditën e ardhshme, për shkak të kushteve të këqija të motit dhe pamundësinë për të arritur në Bruksel. Gazetarja nga “Star” pohoi se ai është emri që dominon dhe emri që gjendet në tryezë në Bruksel.

Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pala greke është pozitive për emrin e mundshëm “Vardarska Makeodnija” (Maqedonia e Vardarit) ose “Nova Makeodnija” (Maqedonia e Re), shkruan televizioni grek Skaj në sajtin e tij dhe me këtë rast, dy emrat i publikoi siç lexohen në gjuhën maqedonase, e jo të përkthyera në gjuhën greke.

“Nova Makedonija”, në gjuhën maqedonase e shqiptoi edhe lideri i partisë greke “Unioni i centralistëve” në një intervistë për televizionin grek, duke e përmendur si marrëveshje të arritur midis dy vendeve.

“Puna shkon drejt ‘Nova Makedonija’. Kjo tashmë është dakorduar”, tha për televizionin “Epsilon” Vasilis Levendis, kryetar i “Unionit të Centralistëve”, parti e cila në zgjedhjet e fundit në Greqi për herë të parë hyri në Parlament.

Gazetat “To Vima” dhe “Estia” dhe televizioni “Antena”, dolën me analiza të ngjashme se emri ndoshta do të shkruhet në gjuhën maqedonase, pa përkthim në gjuhët tjera.

“To Vima” duke iu referuar burimeve të saja, shkruan se emri ndoshta nuk do të përmbajë përcaktim gjeografik dhe ndoshta do të shkruhej në alfabetin cirilik. Në ato korniza, sipas gazetës është edhe emri “Maqedonia e Re”.

“Estia” qëllimisht apo me gabim, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në vend të “Maqedonia e Re” e publikoi emrin “Novamakedonski”, e shkruar në trajtë të shquar, me germa greke, por siç lexohet në gjuhën maqedonase.

естиа атина прес

“Sipas informacioneve të fundit, zoti Nimic përpunon një zgjidhje, që e kënaq edhe Greqinë në pjesën e emrit, të irredentizmit edhe (pjesërisht) në pjesën e përdorimit të emrit të ri për të gjithë, por do të pranojë identitet maqedonas, nacional maqedonas dhe gjuhë maqedonase për shkupjanët. Emri i propozuar, siç e ka prezantuar “Estia” është “Novamakedonski”, një emër pa përkthim dhe i shkruar në alfabetin cirilik, publikoi gazeta “Estia” dhe sqaron se emri i ri do të ishte në të gjitha pasaportat, letërnjoftimet, diplomat e fakulteteve, ndërsa identiteti do të mbetet i njëjtë.

Këto informacione nga gazeta, i ka ndërmarrë edhe televizioni grek “Antena” në edicionin qendror të lajmeve, me koment se emri në alfabetin cirilik do të mund të jetë zgjidhje eventuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button