Ministri Besimi për vizitë në Mbretërinë e Norvegjisë

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi sot do ta fillojë qëndrimin zyrtar në Mbretërinë e Norvegjisë me vizitë në Parlamentin e Oslos, ku do të takohet me nënkryetarin Dagfin Hojbraten dhe me zëvendësin e dytë të Komitetit parlamentar  të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, Snor Serigstad Valen.

Besimi do të takohet edhe me shefin e Shtatmadhorisë, gjeneralin Herald Sunde dhe me drejtoreshën e përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mona Jull, përgjegjëse e Sektorit për politikë të sigurisë, ndërsa vizitën do ta përfundojë me takim me ministrin e Mbrojtjes, Espen Bart Ejde./alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button