Gjendet i vdekur në lumin Danub ish-kryeministri libian

Trupi i ish-kryeministrit dhe ish-Ministrit Libian të Naftës, Shukri Ghanem është gjetur pa jetë në lumin Danub. Lajmin e ka bërë me dije policia austriake.

“Nuk ka pasur shenja të dhunës në trupin e Ghanem”, tha një zëdhënës i policisë, ndërsa është urdhëruar autopsia.

Ish-kryeministri, 69 vjeçar, ka punuar si konsulent për një kompani me bazë në Vienë. Ai mendohet se është larguar nga shtëpia e tij të dielën i veshur normalisht, thotë policia.
Ghanem u largua nga Libia pasi vendi u përfshi në kryengritjen kundër Kolonel Muammar Gaddafit vitin e kaluar.

Në atë kohë, ai kritikoi gjakderdhjen në Libi, duke thënë se situata ishte bërë “e padurueshme”.
Ai shërbeu si Kryeministër i Libisë nga viti 2003 deri në vitin 2006 dhe më pas si Ministër i Naftës deri në vitin 2011./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button