Ja si e komentojnë partitë maqedonase përçarjen në Lëvizjen BESA

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski i dëshiroi Lëvizjes Besa ‘shërim’ dhe bashkim politik. Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se skenës politike në Maqedoni i nevojitet një subjekt politik siç është BESA, njofton TV 21.

Secila parti politike gjatë zhvillimit të saj ballafaqohet me faza të caktuara, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai tha se vendimet e partisë i sjellin pjesëtarët e partisë, dhe shtoi se përçarjet brenda VMRO-DPMNE-së janë më të mëdha se ato në BESA.

Lëvizja Besa është ndarë në dy fraksione, ata që e përkrahin liderin e deritanishëm Bilall Kasami të jetë kryetar dhe ata që kërkojnë dorëheqjen e tij shkruan Portalb.mk. Të dyja palët thirren në statut dhe legjitimitet për të marrë vendime, shumë pak kohë para mbajtjes së kongresit të caktuar në datë 24 shkurt.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button