fbpx

Nëna e Whitney Houston, shkruan libër për vajzën e saj

Nëna e Whitney Houston është duke shkruar një libër ku do të rrëfejë jetën e vajzës së saj. Cissy Houston, e cila ka publikuar memoarin e vet “How Sweet the Sound” në vitin 1998, është takuar me botuesit në St. Regis Hotel në New York, për të negociuar lancimin e librit ku do të zbulohen detaje të vërteta mbi jetën para vdekjes së Houston.

Whitney Houston ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në shkurt të këtij viti dhe për shkaqet e jetën e saj së fundmi ka pasur shumë spekulime, të cilat nëna e këngëtares legjendare ka vendosur t’u japë fund me publikimin e librit të ri biografik./koha.net

 

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close