Regjimi i Asadit vitin e kaluar ka përdorur mbi 6 mijë bomba fuçi

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se regjimi i Bashar al Asadit në sulmet e kryera në vendbanimet civile ka përdorur 6 mijë e 243 bombë fuçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR publikoi raportin në lidhje me bombat fuçi të përdorura nga regjimi i Asadit në sulmet e bëra vitin e kaluar kundër vendbanimeve civile në rajonet e kontrolluara nga opozitarët.

Në raport është dokumentuar vdekja e gjithsej 130 civilëve në mesin e të cilëve 55 fëmijë dhe 32 gra në disa nga sulmet ajrore të forcave të regjimit ku janë përdorur 6 mijë e 243 bomba fuçi.

Sipas kësaj, në sulmet e regjimit me bomba fuçi janë shënjestruar 7 xhami dhe 22 qendra civile në mesin e të cilëve edhe 5 qendra shëndetësie.

– Muajin e kaluar janë përdorur 312 bomba fuçi

Në raport më tej theksohet se helikopterët e regjimit në muajin dhjetor të vitit kaluar me 312 bomba fuçi kanë vrarë gjithsej 20 civilë, prej të cilëve 6 fëmijë dhe 8 gra, ndërsa në këto sulme janë dëmtuar 3 xhami, 2 shkolla, 1 qendër shëndetësie, 1 qendër e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë) dhe një ndërtesë e shërbimit zyrtar.

– Kostoja 50 dollarë, por efekti tejet shkatërrues

Regjimi preferon këto bomba për shkak të kostos së ulët dhe efektit të madh shkatërrues që kanë ato, një kosto prej rreth 50 dollarësh. Duke përdorur këto bomba kryesisht në zonat civile, regjimi synon të shkaktojë humbje më të larta në radhët e civilëve. Varësisht nga sasia e mbushjes shpërthyese, një bombë fuçi mund të ketë rreze shkatërrimi prej 50 deri në 200 metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button