Zejnaj i quan ‘Majmunë’ ata që e kritikojnë kryeministrin Haradinaj

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Argjend Zejnaj, i ka quajtur majmunë të gjithë ata që po kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se Amerika nuk hidhërohet me shqiptarët e vërtetë, shkruan 21Media.

“Zhvillimet e fundit tregojnë që, Ramushi (kryeministri) është në betejë me të gjithë ata që duke e sulmuar atë tentojnë të sulmojnë të ardhmen e Kosovës (e kanë në gjak përbaltjen e fisnikërisë se tij prej Shqiptari). Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët”, sa do që mund jenë shumë të tillë! Prandaj ngadalë por sigurt, ndryshimin s’do të mund ta ndalë askush. Me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidhërohet”, ka shkruar Zejnaj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button