Netanyahu mbështet synimin e Trumpit për anulimin e ndihmave për palestinezët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbështet synimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerjen e mbështetjes financiare për agjencinë UNRWA, e cila është përgjegjëse për kujdesin dhe ndihmën për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Tërësisht pajtohem me kritikat e Trumpit për UNRWA-n. Kjo është një organizatë që mban problemin e refugjatëve palestinezë. Ajo gjithashtu mban narracionin të së ashtuquajturës të drejtën për t’u kthyer, me qëllim që të eliminojë shtetin e Izraelit. Prandaj UNRWA doemos duhet të jetë në të kaluarën”, deklaroi Netanyahu gjatë takimit të sotëm të kabinetit të tij.

Mediat izraelite lajmërojnë se Netanyahu mbështet uljen graduale të mbështetjes financiare të fondeve për UNRWA-n.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kohët e fundit kërcënoi me heqjen e ndihmës financiare për palestinezët, përfshirë edhe organizatën UNRWA, si përgjigje e mllefit që shkaktoi tek populli palestinez për shkak të vendimit për të njohur Kudsin “si kryeqytet të Izraelit”.

Sipas ueb portalit të UNRWA-s, SHBA-të janë donatori më i madh i agjencisë për refugjatët palestinezë me 370 milionë dollarë në vit.

UNRWA është agjenci të cilën OKB-ja e themeloi në vitin 1949 me mandat që të punojë në sigurimin e nevojave themelore për pesë milionë refugjatë palestinezë në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button