Trajanov: Vrasësit e pesë personave do të burgosen në disa vende të Ballkanit?

Ish ministri i policisë Pavle Trajanov ka informacione për një aksion të mundshëm së shpejti për arrestimin e vrasësve të pesë viktimave të ekzekutuar afër Shkupit, tek i ashtuquajturi liqeni Hekuranës.

“Sipas disa informacioneve që i kam së shpejti do të fillojë operacioni për arrestimin e tyre, ndoshta në dy ose tre shtete të Ballkanit. Zbulimi i autorëve të kësaj masakre do të jetë një faktor i fortë stabilizues dhe do t’i kapërcejë dilemat të cilat qëndrojnë pas këtij akti terrorist, më i rrezikshëm dhe me më shumë pasoja nga tentativa për vrasje të presidentit Kiro Gligorov”, thotë Trajanov në një intervistë për “Vesti-Online” në Serbi, transmeton Shqipmedia.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, që është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, kështu është përgjigjur në pyetjen për hetimin e vrasjes dhe spekulimet se vrasësit kanë ikur në Kosovë./shqipmedia

Lajme të ngjashme

Back to top button