Mbytet një grua e moshuar në lumin e Tetovës

Sot në orën 8.30 të mëngjesit një  grua e moshuar është gjetur e vdekur në lumin Shkumbin në afërsi të spitalit të Tetovës. Akoma nuk dihet se nga kush është gjetur trupi i pajetë i plakës.

Policia gjendet në vendngjarje dhe është duke e kryer ekspertizën.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifoski për Portalb tha se pasi që të kryhet hetimi policia do të del me detaje rreth rastit.

“Pas dite do të duhet të kemi informata më të sakta për plakën e gjetur të vdekur” tha Serafimovski.
 Trupi i pajetë i plakës është gjetur nga kalimtarët e rastit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button