Është shuar zjarri në një banesë në qendër të Shkupit

Zjarri që shpërtheu sot paradite në një banesë në qendrën e Shkupit është lokalizuar, ndërsa gjatë shuarjes nuk ka të lënduar, deklaroi për MIA-n komandanti i Njësisë Zjarrfikës Territoriale të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomevski, transmeton MIA. 

Është djegur një banesë në katin e dytë në një ndërtesë në rrugën “Dame Gruev” si dhe ballkoni në një banesë afër saj.

Njësitë zjarrfikëse kanë intervenuar me shtatë automjete dhe siç theksoi Tomevski, në kohë është parandaluar përhapjen e zjarrit.

Tani për tani nuk ka informacione për shkakun e zjarrit. Ekipet policore janë në ndërtesën ku ka shpërthyer zjarri.

Nga policia theksojnë se ende nuk kanë informacione për shkaqet për zjarrin, vetëm theksojnë se për zjarrin është denoncuar tek ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button