Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Qipron Turke

 Populli turk qipriot shkon sot drejt kutive të votimit për të përcaktuar 50 anëtarët e rinj të Parlamentit të Republikës së Qipros Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 dhe qytetarët e Qipros Turke do të mund të votojnë deri në orën 18.00.

Për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të drejtë vote kanë 190.551 votues në 719 qendra votimi. Ndërkohë, në zgjedhje do të garojnë 379 kandidatë nga 8 parti, si dhe 9 kandidatë të pavarur.

Partitë do të garojnë për 16 mandate të deputetëve nga Nikosia, 13 nga Gazimağusa, 10 nga Girne, 4 nga Güzelyurt, 2 nga Lefke dhe 5 në Iskele.

Partitë dhe kandidatët që kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind në mbarë vendin do të kenë një shans për t’u përfaqësuar në parlament.

Me përfundimin e procesit të votimit në orën 18.00, do të kalohet menjëherë në numërimin e votave. Sipas ligjit zgjedhor, rezultatet e zgjedhjeve nuk do të publikohen deri në orën 19:00.

Rezultatet që do të merren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë orës 10.00-21.00 mund të njoftohen dhe pas orës 21.00 do të hiqet ndalesa në lidhje me publikimin e rezultateve.

Për shkak të sistemit të ri zgjedhor, pritet që rezultatet e votimit të shpallen në një kohë më të gjatë se në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button