Haradinaj ende në pritje të vizës amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ende është në procedurë të marrjes së vizës amerikane.

Më parë ishte raportuar se SHBA-ja i kishte refuzuar vizën kryeministrit kosovar, transmeton Koha.net.

Haradinaj në Facebook ka shkruar:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.

I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!

Jam ende në procedurë për vizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button