Sekreti për të jetuar të lumtur dhe të shëndoshë

Të hash vaktet e ushqimit me familjen dhe njerëzit e dashur mund të jetë diçka që u bënë më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Sipas dietologëve, diçka e jashtëzakonshme ndodh teksa jeni duke ngrënë një vakt me familjen dhe njerëzit që doni. Të dhënat studimore të mjekëve që ju sjell noa.al, nxjerrin në pah se bisedat e zakonshme që bëhen në tavolinë ju relaksojnë më tepër dhe bëjnë që ushqimi të japë më shumë efekt.

Psikologët thonë se darkat pranë familjes ju ndihmojnë që të gjeni qetësi shpirtërore. Ndërsa dietologët kanë gjetur dhe efekte që lidhen me tretjen e ushqimit dhe me një mënyrë që ju bënë të jetoni në mënyrë më të shëndetshëm.

Sipas studiuesve edhe mënyra e ushqimit ndryshon kur jini duke ngrënë në familje. Kështu, rezulton se fëmijët janë më të pritur për të ngrënë fruta dhe perime kur janë nën shoqërinë e familjarëve. Gjë që nuk ndodh shpesh, kur ata lihen të hanë vetëm vaktet.

Madje ka diferencë në mënyrën e të ushqyerit në shtëpi dhe në restorant.

Sërish, fëmijët priren të hanë më pak në restorant, sesa në shtëpi. Në këtë mënyrë, dietologët thonë se shumë prej vitaminave merren më mirë teksa jini duke shijuar darka me familjen dhe njerëzit tuaj të afërt. /time.ikub.al

Lajme të ngjashme

Back to top button