Përplasen dy anije në Kinë, 32 persona të humbur

 Si pasojë e përplasjes së anijes cisternë me një anije mallrash në lindje të Kinës bëhet e ditur se nuk ka asnjë informacion për 32 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria kineze e Transportit, mësohet se në lindje të vendit në afërsi të lumit Yangtze janë përplasur anija cisternë me emrin “Sanchi” e Panamasë dhe anija e mallrave “Cf Crystal” e Hong Kongut.

Ndërkohë njoftohet se pas aksidentit janë shpëtuar 21 pjesëtarë të ekuipazhit të anijes nga Hong Kongu, dhe se për shkak të zjarrit në anijen cisternë janë të humbur 32 persona të ekuipazhit, nga të cilët 30 janë shtetas iranianë dhe 2 prej tyre nga Bangladeshi.

Në vendin e ngjarjes së aksidentit nga Kina janë dërguar 8 anije të kërkim shpëtimit, dhe në koordinim me Qendrën e Kërkimit dhe Shpëtimit Detar të Kinës nga Koreja e Jugut janë dërguar një anije e rojës bregdetare dhe një avion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button