ML 63 AMG vjen në treg më e fuqishme dhe më efikase

Mercedes ka nxjerrë në treg modelin e ri të ML 63 AMG , krahas modeleve normale të ML, që ka plot 518 kuaj-fuqi. Makina do dalë në shitje në gusht dhe çmimi fillon nga 82.995 paund, që është rreth 2.000 paund më shumë se rivali i saj më i afërt, Porsche Cayenne Turbo, që ka 493 kuaj-fuqi.

Fuqia kësaj makine do t’i vijë nga një motor 5,5 litra twin-turbo V8, në vend të motorrit të vjeter 6,3 litra V8. Ky motorr mund ta rrisë performancën e tij deri në 549 kuaj-fuqi duke i shtuar paketën “AMG Performance Package”, një opsion ky që i shton çmimit fillestar edhe 6.165 paund.

Makina arrin nga 0-62 mph në 4,8 sekonda, një kohë kjo një të dhjetën e sekondës më e ngadaltë se Cayenne Turbo, ndërsa shpejtësia maksimale limitohet në 155 mph, por nëse shtohet paketa “Driver’s Package” që ka një çmim shtesë prej 2.820 paund shpejtësia maksimale shkon deri në 174 mph.

Përveç fuqisë më të madhe se paraardhësja e saj, ML 63 e re ka arritur të reduktojë konsumin e karburantit me 40% në 23,9 mpg me një emetim të gazit CO2 prej 276 g/km. Kjo vjen falë kutisë shumë efikase me shtatë marrshe automatike, opsionit stop-start që është bërë pjesë e makinave së fundmi dhe falë përdorimit të një motorri më të vogël turbocharged.Paisjet standarte përfshijnë suspension të fortë sportiv, marmita sportive, disqe 20 inch AMG etj. Në pjesën e jashtme trupi i makinës ka forma shumë sportive dhe drita unike LED./gazetarepublika

 

Lajme të ngjashme

Back to top button