Vazhdon debati për Lustrimin

Në Kuvend sot vazhdon punimet seanca e 29-të në rend dite të së cilës është Propozim ligji për përcaktimin e kushteve për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjes deri te dokumentet dhe publikimit të bashkëpunimit me organet e sigurimit shtetëror.

Me ligjin e ri duhet të përfshihen personat të cilët kanë fituar kapital gjatë kohës së tranzicionit, kurse të gjithë dokumentet do të publikohen në internet.

Propozim ligji ka nxitur debate mes partive nga pozita dhe opozita të cilat kanë dallime rreth formës së ligjit dhe ndëshkimit të ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve jugosllave.  

Ligji i ri për lustrim është kritikuar nga shumë ekspertë duke thënë se në vete përmban shumë ngjashmëri me atë të kaluarin, dispozitat e të së cilit për të katërtën herë i rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button