Autoritetet e Shkupit- Nesër kujdes me ambientin!

Me rastin e ditës ndërkombëtare të punës Një maj, Qyteti i Shkupit duke ua uruar festën të gjithë qytetarëve dhe duke u dashur qëndrim të këndshëm në vendet turistike, apelon që të ruhet rendi komunal.

“Që ta shënojmë festën sipas zakoneve tradicionale me organizimin e shëtitjeve e mandej ta ruajmë natyrën, Qyteti i Shkupit u bën apel shëtitësve gjatë vizitave të vendeve turistike, si dhe të parqeve të qyteteve t’u përmbahen rendit komunal dhe ndalimeve për ndezjen e zjarrit dhe përgatitjen e skarës në sipërfaqe të hapura”, theksohet në apelin e autoriteteve të kryeqytetit.

Rojet komunal të qytetit për festën do të jenë në vendet e caktuara dhe gjatë shkeljes së rregullave do të reagojnë nëse  nuk mblidhen plehrat në enë për mbledhjen e mbeturinave ose nëse ndizet zjarre në vend të hapur. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button