OSBE rrezikon Kosovën

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë më 6 maj, shumë lehtë mund ta prishë balancin e sigurisë në vend, pasi që institucionet kosovare të rendit janë të gatshme të intervenojnë, nëse OSBE “tradhton” Prishtinën zyrtare dhe lejon mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe.

“Zëri” tashmë ka raportuar për një marrëveshje sekrete ndërmjet misionit të OSBE-së në Kosovë dhe qeverisë serbe, marrëveshje kjo e konfirmuar dhe nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq.

Mirëpo, shqetësimi i Prishtinës zyrtare është që serbët në momentin e fundit do të përdorin logjistikën e OSBE-së për të mbajtur edhe zgjedhjet lokale krahas atyre parlamentare dhe presidenciale. Nëse kjo ndodh, atëherë Qeveria e Kosovës është e vendosur që të përdorë edhe forcën për parandalimin e të gjitha zgjedhjeve serbe në tërë territorin e Kosovës.

Në një situatë të tillë, dhuna është e paevitueshme, mirëpo epilogun e kësaj dhune nuk mund ta paramendojë as Qeveria e Kosovës, ajo thjesht mund të eskalojë tejmase.

“Ekziston një shqetësim serioz brenda Qeverisë së Kosovës rreth asaj që mund të ndodhë më 6 maj, kur Serbia mban tri palë zgjedhje. Në fakt, jo pak varet nga OSBE-ja, se çfarë do të përkrahte misioni i saj në Kosovë për serbët, nëse vërtet ka një marrëveshje të fshehtë që atë ditë të lejojë votimin edhe të kryetarëve të komunave ilegale serbe që financohen nga Beogradi”, ka thënë një zyrtar i lartë qeveritar në kushte anonimiteti.

Marre nga: Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button