Një “one night stand” përfundon në ferr

Kishte dalë si shumë mbrëmje të tjera për të rrëkëllyer ndonjë gotë në lokalin e lagjes dhe një natë i është afruar një grua me të cilën ka nisur muhabetin. Duket se për të shkuar me të nuk ishte fort e vështirë, ndaj e ndau mendjen për një “one night stand”.

43 vjeçari ka shkuar në banesën e gruas që njohu, tre vjet më e madhe dhe aty kanë përmbyllur njohjen e tyre me një akt seksual. Por teksa bëri të dilte nga shtëpia pasi “mbaroi punë”, 46 vjeçarja gjermane as e çonte nëpër mend ta linte të lirë. I kërkon ta bëjnë prapë, prapë dhe prapë.

I rraskapitur nga aktet seksuale në seri, ka bërë të ikë më në fund por sërish dera ishte e kyçur. Celulari në xhep, u bë mjet shpëtimi, raporton noa.al. Telefonon policinë dhe një skuadër katër policësh vjen në banesë.

Do të thoni ju, tani u zgjidh? Jo!. Gruaja e uritur përherë për seks, jo vetëm që nuk ka dashur të lërë dashnorin e saj të ikë, por ka ftuar dhe katër policët për një seks në grup.
Kjo nuk ka ndodhur sepse skuadra policore e ka arrestuar dhe tani ajo po procedohet penalisht në gjendje të lirë për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit dhe fyerje të punonjësit të shtetit në krye të detyrës./botashqip

Lajme të ngjashme

Back to top button