Poposki në Izrael

Gjatë vizitës së tij në shtetin hebre do të takohet me ministrin e jashtëm Liberman, me liderin e opozitës Shaul Mofaz dhe me presidentin Shimon Perez.

Poposki në Odën ekonomike të Tel Avivit do të takohet me komunitetin e biznesit izraelit, ndërsa do të paraqitet me fjalim edhe para institutit me renome Truman në Jerusalem.

Gjatë vizitës do të shkëmbehen mendime rreth mundësive të përparimit të marrëdhënieve  të gjithanshme në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, turizmit, shkëmbimit të përvojave në fushën e bujqësisë, shkencës dhe teknologjisë si dhe të tërheqjes së investimeve të huaja izraelite në Maqedoni.

Popovski në Izrael do të shkëmbej mendime edhe rreth situatës rajonale, me theks të veçantë tek ngjarjet në Siri.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button