Zidane në konferencën e fundit sqaroi gjithçka, zbulojeni atë të plotë

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në Valdebebas për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Celta Vigos dhe e bëri të qartë që Kepa është një përforcim i mundshëm në merkaton e Janarit, pa mos e cilësuar emrin e portierit të Athletic dhe pa mos veçuar që Kepa tashmë ka kaluar testet mjeksore me Real Madridin.

Përforcimet: ”Të nënshkruajmë me dike në merkaton e Janarit? Është e njëjtë për mua. Para vetëm dy vitesh u bëra trajner, por nuk shoh diçka të keqe të nënshkruash në Janar.”

Kepa: ”Si trajner them që nuk kemi nevojë për një portier. Nëse në qershor ka ndryshime, do të ulemi dhe do të flasim sepse mund të ketë pozicione ku do të bëjmë blerje. Në dy vitet e mia këtu nuk ka ardhur asnjë lojtarë në këtë pozitë dhe mund t’a diskutojmë nga ky kontekst. Tani flas vetëm për lojtarët e mi ndaj të cilëve kam respekt.”

Cristiano: ”Nuk imagjinoj një Real Madrid pa Cristianon, për asgjë. Nuk e shoh Cristianon në një klub tjetër.”

Ramos: ”Na mungon shumë sepse është lideri ynë, kapiteni ynë. Ndjeu dhimbje të Martën dhe si gjithmonë nuk dëshironim t’a rrezikonim, duke ditur që luajmë gjithmonë. Sezoni është i gjatë dhe duam t’a rikuperojmë shpejtë.”

Celta: ”Është një ekip shumë i mirë për La Ligan, po bëjnë mirë dhe kanë lojtarë të mirë. I dimë vështirësitë me të cilat mund të përballemi.”

Dita e mbretërve (Festë në spanjë): ”Mbretërit janë për fëmijët, mua nuk më kanë dhuruar asgjë. Të më dhurojnë tituj.”

Merkato: ”Ajo që thash unë është që nuk dua të largohet asnjëri nga lojtarët që kam në skuadër. Pastaj do të shohim nëse dikush vjen deri me 31 Janar, por për momentin them që nuk dua askënd. Jam i kënaqur me skuadrën time. Vitin e kaluar nuk i kishit këto pyetje sepse Real Madridi ishte mirë dhe luanim mirë. Kur ekipi është pak keq këtë herë thoni që do të nënshkruajmë. Unë nuk jam ky trajner.”

Llorente: ”Kam folur me të dhe do të shohim se si do t’ia bëjmë. Tani kam nevojë për të gjithë dhe do të llogaris tek të gjithë. Ka disa që luajnë më pak dhe tjerë që luajnë më shumë, por më duhen të gjithë. Ekipi nuk është vetëm 11 lojtarë.”

Dëmtimet muskulare: ”Janë gjëra që ndodhin në futboll. Në të gjitha skuadrat ka dëmtime, ndodhë gjithnjë. Nuk është vetëm në pyetje stërvitja, të gjithë kanë jetët e tyre, gjërat e tyre, momentet e këqija dhe ato të mira.. Dëmtimet janë pak a shumë kështu. Ka lojtarë që kur ka probleme në jetën e tij mund të ketë edhe dëmtime.. Kjo nuk do të ndryshoje, në të gjitha ekipet është e njëjta. Është e vërtetë që këtu kemi patur dëmtime të rëndësishme, tek lojtarë të rëndësishëm dhe për të cilët flitet më shumë se për të tjerët.”, përcjellë Albeu.com.

Celta me rotacione: ”Nuk besoj që do i bëje më të dobët, besoj që në ndeshjen ndaj Barcelonës bënë dy apo tre ndryshime. Do të futen njësoj dhe nuk besoj se do të ndryshojnë shumë.”

Fjalët e Emery për Marcan: ”Mbetet akoma shumë deri për atë ndeshje. E kemi parasyshë dhe është në kokën tonë, por mbetet akoma shumë deri atëherë. Mënyra më e mirë për t’u përgaditur për ndeshjen e 14 Shkurtit është të luajmë mirë në ndeshjet që kemi tani.”

Vlerat e klubit: ”Është në ADN e këtyre lojtarëve të motivohen për të qenë gati për këtë pjesë të sezonit. Nuk mund të bëjmë më gabime, çdo gabim do të jetë si një ndëshkim. Duhet të dëshmojmë tani atë që dëshmuam sezonin e kaluar.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button