Nigeri, dhjetëra të vrarë nga sulmi në një universitet

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur nga sulmet me bomba dhe armë zjarri në Nigeri.

Sulmet kishin në shënjestër universitetin dhe një kishë katolike në Kano, qytetin më të madh në veriun e banuar kryesisht me myslimanë.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende askush, ndonëse sekti islamik Boko Haram më herët ka kryer sulme të ngjashme kundër të krishterëve.

Vendi i pasur me naftë, Nigeria, është shteti me më së shumti banorë në Afrikë dhe ndahet në jugun e banuar me të krishterë dhe veriun me popullatë myslimane. /moderngana

Lajme të ngjashme

Back to top button