Zaev: dëgjoj se Taravari flet për bashkëjetesë, kurse partizoi Gostivarin

“Koalicioni qeveritar është stabil” këmbëngul kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev që kur partia Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Në intervistë për portalin “Mkd”, ai ka komentuar edhe deklarata e para disa ditëve të pjesëtarëve të ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari për bashkëjetesën që qe moto e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë lider i së cilës është Zoran Zaev. Për Taravarin Zaev tha “se dëgjoj se ai flet për bashkëjetesë a kurse ndërroi të gjithë drejtorët duke vënë njerëz të partisë”.

“Qytetarët dinë gjithçka. Thelbi i menaxhimit, edhe në Gostivar, duhet të jetë në interes të qytetarëve të Gostivarit. Faktikisht dëshmoi VMRO-DPMNE-ja. Nuk kam dhënë instruksione, as që kam qëllim. Apeloj për bashkëpunim të çfarëdo lloji në dobi të së mirës së qytetarëve të Gostivarit. Dhe kjo vlen për të gjitha komunat. Nuk kam paragjykime, të gjithë kryetarët më janë të njëjtë, çdo qytet, fshat, qytetar, sepse vërtetë besoj në konceptin një shoqëri për të gjithë. Kjo është e mundur në Maqedoni. Para 1-2 viteve kjo nuk ishte e mundur”, tha Zaev.

Zaev ka komentuar edhe për mënyrën se si po realizohet Plani 3-6-9 duke thënë se ai dhe të gjitha proceset që parashihen të realizohen nëpërmjet tij nuk duhet të jenë mjet i qërimit të hesapeve politike të individëve apo edhe të partive politike.

“Është i freskët leksioni që të sillemi se si e kemi mësuar. Plani 3-6-9 dhe realizimi i reformave nuk është, dhe nuk duhet të jetë mjet pazarllëku. Ai është biletë për udhëtimin që do të na dërgojë në BE dhe NATO, dhe ai është më i rëndësishëm edhe se BDI, ASH-ja dhe LSDM-ja dhe edhe se Zaevi. Nëse reformat dhe jeta e qetë dhe cilësore janë para dhe mbi gjithçka, atëherë nuk duhet të ketë pengesë që ato të jenë të pranueshme dhe të përkrahura edhe nga deputetët të cilët deri më sot nuk ishin pjesë e shumicës parlamentare”, tha Zaev.

LEXO: Sela ndaj kryeministrit Zaev: anashkalove 100 mijë qytetarë të Maqedonisë

Përndryshe, ditë më parë lideri i ASH-së dhe sekretari gjeneral i kësaj partie, Ziadin Sela dhe Arben Taravari që është edhe kryetar komune në Gostivar kanë komentuar parullat e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) duke thënë se në “Një shoqëri për të gjithë” dhe “Jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, Zoran Zaev ka lënë jashtë 100 mijë qytetarë të Maqedonisë.

LEXO: Drejtori i Burgut “Idrizovë” sot dorëzon dorëheqje
LEXO: Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët i deponuan dorëheqjet në Qeveri

Ndryshe, pjesëtarët nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ditë më parë u larguan nga postet qeveritare. Dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët vijnë pas paralajmërimit të kryetarit të partisë, Ziadin Sela, i cili tha se do të dalë nga Qeveria pasi të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq do t’i përkrahë “të gjitha ligjet që janë reformues dhe në të mirë të qytetarëve”.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button