Facebook vlerësohet me 100 miliardë dollarë

TechCrunch zbulon se Facebook-u do të del në treg më 17 maj, edhe pse data do të varet nga ajo se a do të jenë të përgaditura dokumentet fillimisht të shpallura në shkurt, së bashku me ato prej akuizimit të mëparshëm të Instagram-it.

Sipas pritjeve, është e mundur që Facebook-u të vlerësohet me 100 miliard dollarë, që varet prej vlerës momentale, planeve të ardhshme për zhvillim të rrjetit dhe të ardhurave (që për momentin janë 3,7 miliard, gjegjësisht fitim prej 1 miliard dollar gjatë vitit). Përderisa vlerësimet tregohen si të sakta, atëherë Facebook-u do të kishte vlerë më shumë se sa LinkedIn, Twitter, Groupon dhe Zynga së bashku.

Për t’i realizuar planet Facebook-u shpreson se do të mbledh rreth 10 miliard dollarë nga shitja e aksioneve të cilat individualisht kushtojnë rreth 40 dollarë./al.it.com.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button