Në shtëpinë e një tetovari është gjetur një kilogram marihuanë

Në bazë të urdhrit gjyqësor, efektivët e policisë, dje në periudhën prej orës 16 deri në 18 kanë kryer bastiejs në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të personit B.M. (22) në rr. “Lenin” në Tetovë.

Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në vende të ndryshme dhe në paketime të ndryshme, është gjetur gjithsej rreth një kilogram drogë narkotike marihuanë.

Sendet e gjetura me drogë janë marrë dhe janë dhënë në ekspertizë, ndërsa B.M. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.M. do të ngrihet kallëzim adekuat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button