Halimi: Nuk janë të vërteta informatat në media për sigurimin shëndetësor të arsimtarëve

“Nën kompetenca të shkollës është që të bëjë pagesën e rrogave dhe kontributeve dhe jo nën kompetenca të komunës”, kështu i demanton kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, informatat e publikuara sot nëpër media se “mbi 100 arsimtarë nga Komuna e Haraçinës kanë mbetur pa sigurim shëndetësor”, njofton Portalb.mk.

“Nuk është i vërtetë ky lajm i shpërndarë. Për më tepër, duhet të kuptohen kompetencat e komunës dhe shkollës. Shkolla ka kompetencat e saja ne realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të përditshme, por edhe realizimin e pagave të punonjësve dhe kontributeve të tyre dhe jo komuna. Ne si komunë, deri në këto momente, nuk kemi pasur ndonjë informacion se ka vonesë në realizimin e pagesës së kontributeve nga ana e shkollës”, thotë për Portalb.mk Halimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button