Apel deri te zv/ministri Agim Nuhiu

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për licencimin e një subjekti i cili do të organizoj provimet për shofer për 5 vjetët e ardhshme ne rajonin e OHRIT, i cili përfshin qytetet: Ohër, Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Ligji i komunikacionit, është përgatitur me ,,mjeshtri,, shumë të madhe dhe fatkeqësisht me këtë ligj asnjë subjekt shqiptar nuk i plotëson kushtet për të marrë pjesë në këtë konkurs ,kështu që edhe 5 vitet e ardhshme në këtë rajon, kandidatët për shofer do të ballafaqohen me probleme të përdorimit të gjuhës, opstrukcioneve nga ana e komisionarëve, procese burokratike nga aspekti i kompletimit të dokumenteve etj.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, apeloj tek të gjitha subjektet kompetente, sidomos tek partia shqiptare ne pushtet, në veçanti zv. ministri i Punëve të Brendshme z. Agim Nuhiu, në mënyrë urgjente të ndërmarr masa të lejuara me ligj, që në këtë proces të inkuadrohen edhe kuadro shqiptar si faktor kryesor për mbarëvajtjen e këtyre proceseve demokratike. Nëse lejohet që për 5 vitet e ardhshme shqiptarët të anashkalohen nga ky proces, atëherë pasojat do të jenë të pariparueshme. Me respekt:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button