Ivanov: Krishtlindjet janë mundësi që të kërkojmë falje, të pajtohemi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërgoi urim deri te kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefan dhe deri te të gjithë krishterët, me rastin e festës së madhe lindjes së Krishtit – Krishtlindjet.

“Duke e festuar Krishtlindjen ne përkujtojmë një nga ngjarjet më të rëndësishme në histori, e kjo është Dita kur Djali i Zotit u bë edhe Djalë i njerëzimit që ta tregojë rrugën deri te vërteta e cila sjell shpresë për jetë. Për këtë ne jemi të obliguar dashurinë ndaj Zotit ta shfaqim përmes respektimit të të afërmve tonë, familjeve, fqinjëve tanë, bashkatdhetarëve tonë, bashkëqytetarëve tanë”, theksohet në urim.

Njëheri shtohet se sot, më shumë se kurdo më herët në Republikën e Maqedonisë na duhet sërish ta zbulojmë këtë respekt.

“Krishtlindjet janë mundësi që të kërkojmë falje, të pajtohemi dhe të bashkohemi rreth vlerave të përhershme. Të gjithë qytetarëve që e festojnë festën u dëshirojë së bashku dhe me zemra të hapura ta festojmë lajmin e lumtur për lindjen e Krishtit”, qëndron në urimin e presidentit Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button