Fokus: Ngrohet kazani ballkanik në Maqedoni

Gazeta maqedonase “Fokus” në numrin e sotëm shkruan për spekulimet për ekzistimin e strukturave paraushtarake në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për incidentin në varrezat e Llabunishtës të Strugës, si arsye për rritje të tensioneve ndëretnike. 

Sipas “Fokus”, një spekulim tjetër që po sillet është se bëhet fjalë për dy struktura paraushtarake kriminele të cilat operojnë pikërisht në kufirin me shtetin më të ri të rajonit. 

Dje ish-ministri i policisë, Pavle Trajanov tha për Fokus se përsëri po vlon situata në Kosovë. 

“Jo rastësisht NATO ka kërkuar rritje të numrit të ushtarëve në Kosovë për 10.000 deri më 12.000 ushtarë. Ekzistojnë informata se po përgatitet një destabilizim i madh në Kosovë, gjegjësisht përgatitje që në mënyrë të dhunshme të merret pjesa veriore e Kosovës, e cila për momentin është nën kontrollë të serbëve. Bëhet fjalë për operacion serioz i cili përfshin edhe destabilizimin e Maqedonisë e të pjesës jugore të Serbisë”, tha Trajanov./Fokus

Lajme të ngjashme

Back to top button