Garazhë në stilin barok përballë Muzeut të Qytetit të Shkupit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli për shitje truall shtetëror përpara kullave të rrugës Maqedonia, përballë muzeut të Qytetit të Shkupit, dedikuar për ndërtimin e garazhit me kate. Pesëdhjetë përqind nga objekti do të jetë për njësi komerciale, afariste ose tregtare, kurse fasada do të realizohet në stilin e barkokut që është definuar me planin e detajuar urbanistik.

Pjesëmarrësit në licitimin publik duhet të dërgojnë edhe garanci bankare prej 200.000 euro në kundërvlerë të denarit për seriozitetin e ofertës, me të cilën do të garantohet se përderisa ofruesi zgjedhjet si më i përshtatshëm, do ta paguajë çmimin e arritur në licitimin elektronik publik në afat prej 15 ditë.

Ofruesi më i përshtatshëm do të marrë për detyre ndërtimin e objektit në pajtim me zgjidhjen e përgatitur ideore për pamjen e garazhit me kate. 

Parcela ndërtimore është me hapësirë prej 1.245 metra katrorë me çmim fillestar prej 1.859 denarë për metër katror. Licitimi elektronik publik është në 7 qershor.

Ministria shet edhe 465 katrorë truall për garazh me kate në zonën më të ngushtë urbane, e parshikuar me Planin e detajuar urbanistik “Rethi i Vogël”. Kushtet dhe garancia bankare janë të njëtja si në rastin për ndërtimin e garazhit me kate përballë Muzeut të Qytetit të Shkupit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button