Rubi: Berluskoni më jep 47.000 euro në javë

Ish e dashura e Berluskonit, në një bisedë telefonikeme shoqen e saj zbulon se Berluskoni i jep asaj 47.000 euro në javë. Këtë bisedë e incizoi policia italiane. 

“Silvio mu lajmërua dje dhe më tha që do t’më mbush me ar. Më tha se është me rëndësi që kjo të mbetet fshehtësi”, ka thënë Rubi gjatë bisedës telefonike.

Përveç kësaj, ajo i ka treguar shoqes se do të shkojë në aheng të organizuar nga ai, i cili do të mbahet në rezidencën e Berluskonit. 

Kur shoqja e saj e ka pyetur se a kanë ndonjë gjë më shumë se shoqëri mes tyre, Rubi është përgjigjur se nuk ka asgjë mes tyre dhe se ata dy janë vetëm miq.

Kjo bisedë telefonike, i cili është ndër skandalet e shumta të Berluskonit, po qarkullon nëpër mediat italiane. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button