Nuk dilni mirë në foto? Atëhere ju duhen këto 6 truke

Të jesh fotogjenike është një pasuri e madhe, por jo të gjithë jemi me kaq fat. Gjithsesi mos u ndjeni keq edhe në se nuk jeni sepse, për fat të mirë ekzistojnë disa truke që mund të na ndihmojnë. Dhe si në çdo gjë tjetër, dallimin e bën përgatitja. Për këtë po ju japim gjashtë këshilla. shkruan Bordo.al. 

Make-up-i

Në foto make-up-i “humb”. Ai bëhet 30% më i zbehtë se sa në realitet, prandaj nëse e dini se do të fotografoheni atë ditë, atëhere duhet ta bëni tualetin më intensiv. Punoni mirë me sytë tuaj, eleminoni zonat e errta poshtë tyre, mbushni mirë vetullat, intensifikoni tonin në pjesën e sipërme të syrit, zgjidhni një buzkuq të bukur jo domosdoshmërisht të ndritshme. I gjithë sekreti qëndron në kontrastin e lëkurës me sytë, për të marrë një pamje të re e të ndritshme.

Flokët

Duken të parëndësishëm, e ndonjëherë i lemë pas dore kur dalim në foto. Por para se të merrni pozën sigurohuni që i keni në rregull dhe jepini një krehje të mirë nëse janë të gjatë apo një rregullim nëse janë të shkurtër.

Pozicioni

Kujtohuni gjithmonë që mos qëndroni përpara kamerës përballë. Kthehuni pak nga njëra anë. E keni vënë re se VIP-at gjithmonë në kamera tregojnë njërën dorë e njërën këmbë. Vetëm kujtohuni të nxirrni profilin tuaj më të mirë.

Veshja

Kushtojini rëndësi të veçantë veshjes suaj, edhe detajeve më të vogla pasi mund të rezultojnë të bezdisshme për sytë. Ngjyrat e errta vërtetë ju nxjerrin më të dobët, por e zeza nuk do të ishte një zgjedhje e goditur, pasi mund t’ju errësojë në fytyrë. Prandaj më mirë zgjidhni ngjyrën blu apo atë gri nëse doni patjetër ngjyra të errta.

Drita

Drita natyrale është më e rëndësishme se ajo që vishni apo truku që bëni. Nëse drita nuk është e duhura, vështirë se do të dilni mirë në foto edhe nëse keni veshjen e mak-up-in e përsosur. Drita e mëngjesit është më e qartë dhe më e ftohtë, drita nga koha e drekës dhe për orët e hershme të pasdites është e ngrohtë dhe e butë, ajo e perëndimit të diellit është ideale për fotot.

Buzëqeshja

Nëse buzëqeshni shumë rrezikoni të dukeni të shtirur. Përpiquni të bëni një buzqeshje natyrale, përpiquni të buzëqeshni me të gjith trupin tuaj j vetëm me gojën, përpiquni të ndjeheni tërheqës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button